Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një i moshuar ka rënë nga ballkoni i pallatit ku banonte.

Raportohet se 94-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 17:50, në lagjen nr 14 në Korçë, rruga “Viktor Eftimiu” dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, rreth 94 vjeç. Ky shtetas, u shoqërua në Spitalin Rajonal të Korçës, për ndihmë mjekësore ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,- sqaron policia ne njoftimin zyrtar.