Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në Australi.

 

Prishtinasi ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory.

Victory arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim 3-0 ndaj Central Coast, ndërsa Berisha realizoi dy gola.

30-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes, pas asistimit nga maqedonasi Georgievski.

Ndërkohë golin e dytë personal në këtë takim dhe të tretin për ekipin e tij, Berisha e shënoi në minutën e 91-të pasi kaloi edhe portierin vendas.

Me këto tri pikë, Victory vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri Sydney.

Dy golat e sotëm, e mbajnë Berishën në pozitën e parë të golashënuesve me 15 gola deri më tani.