Reperi Stresi, në një lidhje telefonike me ‘Abcnews’ tha se i qëndron deklaratës që bëri në rrjetet sociale se Ardi Veliu do duhet të japë dorëheqjen.

Duhet të marrë masa shteti, do ngrihemi ditë për ditë, nuk kemi frikë nga Rama as nga Ardi Veliu. Do mblidhemi prape, unë në Tiranë jam. Atje kam qënë dhe dje dhe pse isha ne kërkim. Unë nuk i marr vendimet vetëm, sic më vijnë informacionet dhe i publikoj. Une shpresoj që të mos ndodhi sepse jetoj vetë në Tiranë, kauza ime ishte pardje, e nisa i pari dhe do e përfunoj i fundit, shpresoj që Ardi Veliu të iki sa më shpejt, ai është kryesori, ai fshihet pas ketyre, ju betohem kemi informacionet tona.

Pak orë më parë reperi kërcënoi në rrjetet sociale Ardi Veliun duke kërkuar dorëheqjen e tij e madje u shpreh se nëse nuk e bën këtë deri të dielën Tirana do të ishte në flakë. Mirëpo ky postim u fshi më pas në rrjetet sociale.