Shkruan Prof. Ilire DAUTI

Vitet u ndërruan dhe shoh urime të shumta miqësh që urojnë njeri tjetrin për fillimin e një viti të ri. Është e udhës me uru, kur edhe urojnë të gjithë, mbase do të ishte mirë të uroja edhe unë po të mundja. E di që urimi duhet të jetë i sinqertë dhe fisnik ashtu sikurse edhe ato që ua drejton. Nga te dytët edhe mund të gjejë, por urimin për ju sot s’po e gjejë sepse nuk e mendoj si lojë fjalësh e i bazuar në ASGJËNË. Në të kundërtën duhet të ishte urim për jetë më të mirë, për shëndet, mirëqenie, barazi, drejtësi, perspektivë, lumturi. Në përpjekjen time për të përfshi ndonjë nga këto fjalët standarde për të uruar secila sot rezulton e papërshtatëshme sepse:

Si të uroj jetë për ju, këtu ku koncepti mbi jetën ka marrë dimenzione të shumfishta dhe unë kam frikë t’ua urojë atë sepse nuk dua të jetë, jetë nga ajo e fëmiut që shtypet me makinë dhe vrasësi nuk e merr dënimin e merituar, nga ajo jetë që tentohet të shuhet në institucionin më të lartë legjislativ dhe sulmuesit amnestohen, jetë si ajo e atyre që me vite dergjen nëpër burgje dhe presin pafajsinë e tyre apo, jetë mbi të cilën ndërtohet jeta e dikuj tjetër.
Si të uroj jetë aty ku e dimë se ajo nuk është e sigurt pasi shteti ku ne jetojmë sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe rradhitet e para fundit ne Evropë, ndërsa është shpallur vendi më i keq për të jetuar.

Si të uroj shëndet për ju këtu, kur shëndetësia është e rrënuar, e mjekët, profesionistët dhe qytetarët pa dallim ikin si prej djallit nga ky shtet.

Po perspektivën si tua urojë, kur për secilin nga ne shteti na ka ngarkuar me borxh publik prej më se 2 mijë e pesëqind eurove.

Si t’ju uroj mirëqenie kur shteti ku jetojmë është i dështuar në sigurimin e ekzistencës së qytetarëve të vet, nëpërmjet një vendi pune ose të atyre që punojnë që pagat nuk janë as sa ndihmat sociale të një shteti normal.

Prandaj kur jeta, shëndeti, barazia, drejtësia, perspektiva, e lumturia janë të pamundura më mbeti t’u uroj vetëm mbarësi që të na bëj të mundur të kuptojmë që nga asgjëja kur ska dal dhe s’do del gjë.