Është një tregim i njohur familjar i shumicës së prindërve, një fëmijë që nuk shkëputet dot nga telefoni i tij.

Mirëpo kur një nënë me emrin Karly Tophill, ia ndaloi djalit të saj përdorimin e iPhone’it, ajo u befasua nga ndryshimet në sjelljen e tij.

Për gjashtë javë, 13 vjeçari Dylan dukej më i lumtur, më i hapur në bisedë dhe më energjetik, i bënte më mirë detyrat e shtëpisë dhe e ndihmonte nënën në punët e shtëpisë.

Ndërsa tani Karly e cila është 41 vjeçare, po i inkurajon të gjithë prindërit e tjerë që të bëjnë njëjtë me fëmijët e tyre, për të parë nëse vërejnë të njëjta përmirësime.

Dylan dikur shpenzonte dy orë në ditë duke luajtur me lojëra në telefonin e tij, dhe e ëma thotë se ai nxitonte t’i bënte detyrat në mënyrë që t’i rikthehej sërish telefonit. “Dylan kalonte shumë kohë në telefon dhe kjo gjë nuk më pëlqente prandaj ia konfiskova telefonin e tij”.