Miq të dashur !

Nuk e di për Ju, a është ka ju pëlcet kupa e kokës nga këto individ me pamje njeriu, e me shpirtë dhe me mendje të sëmura.
More mjaft më e “respektuat”, e “nderuat”, e “zyrtarizuat” gjuhën shqipe! Njëherë 2008, pastaj 2011, e kurse tani prapë më 2017, do ta nderoni me “zyrtarizim” shqipen.

A keni të qartë se nga këto lojra idioteske, nga këto pazare familjare për poste, kolltuqe e ofiqe, pasoja marramendëse do të kenë edhe pasardhësit e juaj.

Ju mendje të “ndritura”, “reformatorë”, “atdhetarë e çlirimtarë”, ju që keni shpëngulur 300 mijë shqiptarë nga skamja e dhuna shtetërore, ju që po i sllavizoni vendbanimet shqiptare (Shkupin, Manastirin etj), ju që keni dhe jeni duke ndjekur, persekutuar e burgosur shqiptar, ju që keni muntuar vrasje, ekzekutuar dhe vrarë bijtë më të mirë të kombit.

Mjerë populli nga kush shpreson dhe ëndërron jetë të lumtur, mirëqenie, drejtësi, demokraci, reforma dhe liri.
E po si mos të pëlcasë kupa e kokës !
Kjo kategori që shqiptarëve i ka sjellur lotë, represion dhe dhunë, ta bëjë gjuhën shqipe gjuhë të barabartë me gjuhën maqedone!