Ish-deputeti dhe nënkryetari i PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka komentuar vendimin e fundit të ASH-së dhe liderit të saj për dalje nga Qeveria.

Ja statusi i plotë i ish deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimit në rrjetin e tij social facebook.

“Sharmi dhe kajmaku” i qeverisë sot ka ndërruar mendje (gjë më shumë normale për opinionin, haxhipishman për të gjitha gjërat qe êshtë zotuar dhe ka deklaruar)!
Ai do të qëndrojë në qeveri(lavatriçe) jo më përshkak se atë e kërkojnë ndërkombëtarët. Por nuk del “sharmi” nga qeveria deri atëherë sa të votohet “ligji për gjuhën shqipe”. Ndërsa këndej duke u lutur tek zoti, që Kryeministri (“kryelavatriçja”), këtë mos ta bëjë brenda këtij mandati parlamentar.