Zlatan Ibrahimovic e ka paralajmëruar Interin se nuk duhet të presin teknik të mirë nga Romleu Lukaku.

Sulmuesi belg është kritikuar në vazhdimësi nga mediat dhe tifozët për pranimin e parë të topit, pasi është pika më e dobët e tij.

Ibrahimovic është tallur paksa me Lukakun duke i thënë se ai do t’i ofrojë 60 euro atij për çdo pranim të mirë të topit.

“Unë do ta them këtë: Mos prisni teknik të mirë nga Lukaku, por fuqia e tij është pjesa kryesore. Nëse ai më dëgjon mua nuk duhet të shqetësohet”, ka thënë Ibra për Fotball Italia.

“Unë nuk i kam treguar atij asgjë kur ishim te Manchester United, ai do të bëhet një lojtar fantastik”.

“Unë kisha bërë një bast me të se nëse pranon çdo herë topin mirë, atëherë do t’i jepja 60 euro”, ka shtuar më tej suedezi.

Ibrahimovic në këtë interesitë ka bërë të ditur se është i gatshëm që të rikthehet në Serie A dhe të luajë për Interin, Napolin apo Bolognan.