Zlatan Ibrahimovic e ka zbuluar se do ta bartë fanellën me numrin 10 te Manchester United, pasi numri nëntë është marr nga Romelu Lukau.

Suedezi e ka treguar edhe mënyrën se si ka ardhur te Numri 10, pas largimit të Wayne Rooneyt.

“Kur unë shkojë në një klub në kontratë më shkruan se duhet ta kem numrin 10. Në United ishte Rooney, ai është legjende dhe një njeri që unë e respektoj. Por tani ai ka ndryshuar klub”.

“Lukaku më thirri dhe më kërkoi që ta marr numrin 9-të dhe unë i thash se nuk ka problem, pasi vetëm e kisha numrin 10-të”.

“Kështu ndodh. Askush nuk thotë a është 10-shi i lirë. Në rastin tim, kur unë shkojë në një klub të ri e marr numrin 10-të, pasi ndjehem si numër 10-të”.

Ibrahimovic tha se mund të luajë së bashku me Lukakun, që deri më tani i ka shënuar 11 gola për të Kuqtë.

“Më kanë pyetur se kush mendon që është i mirë dhe unë iu kam thënë për Lukakun”, ka thënë Ibrahimovic.