Gjatë sqarimit të ankesës së përfaqësuesit të Besës ai tha “nuk na kanë mundësuar të vëmë vërejtje”.

Nëse dikush nuk ua ka mundësuar këtë kanë të drejtë të kërkojnë para komisionit komunal zgjedhor pas orës 19, ndërsa ai ka vërtetuar se këtë nuk e kanë bërë. Direkt vjen në KSHZ. Në këtë ankimim, unë nuk shoh asnjë argument se janë bërë shkelje që pretendon përfaqësuesi  apo bartësi i ankesës, ka thënë anëtari i KSHZ-së nga PDSH, Bedfredin Ibraimi, lidhur me ankesën e Besës për vendvotimin 2333/1 në Haraçinë.

“Në këtë ankimim është vetëm shkresë apo thënie se është bërë ndonjë shkelje, ndërsa nuk ka asnjë argument. Sipas meje ai ankimim është i pabazë”, ka thënë Ibraimi.