Opinionistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka komentuar protestën e sotshme ku në qendër të kryeqytetit u organizua një marrsh për t’u solidarizuar me viktimat në Lindje të Mesme, saktësisht palestinezët.

Një ndër protestuesit, që doli të jetë aktivist i Vetëvendosjes, shkroi një parullë “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez”.
Berisha tha se UÇK-ja ka luftuar për të, e këtij që opinionistja e quan “idiot”, i duket se liria e Kosovës është e pa plotë pa lirinë e Palestinës.

Veprimin e tij, Berisha e quajti të neveritshëm. Tutje, Berisha nuk hezitoi ta quajë “qyrr” e “idiot” Pushkën që mbante pankartën e famshe sot gjatë protestës.
Reklamë

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Berishes:
UÇK-ja ka luftu për të, e këtij idiotit i duket Liria e Kosovës e ‘paplotë’, pa lirinë e Palestinës.
Shih ti çfarë megalomanie!

Të protestosh kundër dhunës pa dallime etnike dhe fetare, thjesht të protestosh kundër dhunës dhe vrasjeve pa marrë parasysh ku ndodhin ato, të protestosh për paqe në përgjithësi, në rregull, s’ka më mirë, ama të shkosh aq larg sa të të duket Liria e Kosovës gjysmake, është e neveritshme.

Mos jeto pa Palestinën, mos u mundo për së gjalli

pa të, askush s’të ndalon t’ia bësh si Romeo, shkriju për dashni, çka po pret!
Por ajo nuk ia bën për Ty si Xhulieta, mjeran!

Dashuria është shkalla

më e lartë e inteligjencës, nuk është qysh po kujton Ti – vetëmohim.

Nëse dashuria është vetëmohim, pse pra s’po e mohon veten, por po pret që Liria e Palestinës të të vijë dhuratë nga qielli.

UÇK-ja me NATO-n kanë luftuar për Ty, qyrr, e Ti gjithë ditën i mban duart në prapanicë dhe e mohon Lirinë që në Kosovë e solli Perendimi!

Ti urdhëro, plotësoje Lirinë, kush po të ndal!

Pse s’po të duket atraktive për t’ia plotësuar Lirinë-Mitrovicës së Veriut, për shembull, ku pas luftës janë vrarë nga serbët dhjetëra shqiptarë dhe na kanë dëbuar qindra të tjerëve, pa gjë krye shpirti.

Nuk të duket Mitrovica interesante se Veriu të duket ortodoks Ty.

Aq merr vesh ti kah pëshurr pula sa që nuk e di se myslimanë e ortodoksë janë më jarana mes vete se katolikët me ortodoksë!

Gjynah për çiftin e tij që janë sakrifikuar UÇK-ja.

Thjesht gjynah.

Prandaj, neve na përsëritet ‘Repriza e Lirisë’, për shkak të këtyre budallenjëve që e japin Lirinë e tyre për Lirinë e huaj.

Dhe nuk do ta kishin dhënë Lirinë e tyre, sikur ta kishin derdhur gjakun, djersën dhe paret e veta për këtë Liri, por çifti i tij e jep gjakun e dëshmorëve shqiptarë, pa dhimbtë, për një Liri që as nuk e njeh, as nuk i hyn në udhë.

Pse?

Sepse Liria e Kosovës i ka pikur prej qielli, dhuratë!

Ama, dhuratat t’i marrin mbrapshtë nëse i keqpërdor, qyrr.

P.S. SubhanAllah!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4186097451428130&id=279164102121504