Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Ljubljana, Slloveni, rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Në ngjarjet e fundit në Kosovë, IFIMES ka analizuar situatën aktuale politike të këtij vendi, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe marrjen në pyetje të tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (KSC-SPO)

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës 2019: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës?”, është titulli që përmbanë raporti i IFIMES.

Pjesë nga raporti i IFIMES-it

Zgjedhje të pashmangshme parlamentare

Pyetja është nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë? Situata në skenën politike dhe orientimi i qytetarëve shkojnë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila çon pak përpara Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po garon për vendin e tretë. Lojtari i pestë që mund të hyjë në Parlamentin e Kosovës është partia Nisma. Partitë e tjera politike aktualisht janë nën pragun parlamentar prej 5%. Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë u jepen 20 vende në Kuvendin me 120 anëtarë.

Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, sondazhet e opinionit publik kanë treguar përsëri se Albin Kurti gëzon mbështetjen më të lartë të votuesve si kandidat për kryeministër. Sidoqoftë, ekziston ende rreziku që zgjedhjet e parakohshme të parandalohen, pasi që dy partitë kryesore të qeverisë në detyrë (PDK dhe AAK) do të ishin humbësit e zgjedhjeve të ardhshme.

Analistët kanë vërejtur se rrethanat aktuale në Kosovë janë shumë të dëmshme për interesat e vendit dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shumë mundësi do të zgjidhnin situatën ekzistuese të komplikuar dhe do të sillnin një qeveri të re legjitime, e cila do të ishte e gatshme të përballet me sfidat e luftimit të krimit dhe korrupsionit, duke siguruar zhvillimi ekonomik dhe parandalimi i emigrimit masiv, veçanërisht i popullatës së re, nga Kosova. Prandaj, rezultatet e zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare dhe formimi i koalicionit të ri dhe qeverisë së re mund të paraqesin një shans të ri për dekriminalizimin e Kosovës, që është procesi kryesor për ekzistencën dhe të ardhmen e këtij vendi.