Gjorgi Slamkov, kryetari i Komisionit për Qasje të Lirë deri te Informata me karakter publik, dha dorëheqjen dhe e ka dorëzuar atë në Parlament javën e kaluar më 17 prill, për arsye personale.

Sllamkov u zgjodh kryetar i Komisionit, ndërsa më parë dy mandate ishte kryetar i Komisionit Anti-Korrupsion.

Ndërsa shërbeu si kryetar i Anti – Korrupsionit, Sllamkov e hapi dhe menjëherë e mbylli procedurën kundër drejtorit të atëhershëm të DSK-së Sasho Mijalkov për konflikt interesi.