Sipas vëzhguesve të MOST, vendvotimi numër 1036 në komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonesë, ndërsa vendvotimi numër 2210 në komunën e Velesit është hapur me 30 minuta vonesë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

MOST raporton se një votues në komunën Radovish ka fotografuar fletëvotimin ndërsabordi zgjedhor nuk e ka parë dhe nuk ka reaguar.

 
Po ashtu, edhe në komunën Gjorce Petrov është lajmëruar policia pasi një tjetër votues ka fotografuar fletën e votimit.