Nga: Prof.dr Vebi BEXHETI

Për një periudhë të shkurtër kohore u ndan nga jeta dy poetët e mëdhenj, Dritëro Agolli dhe Fatos arapi, të cilët bashkë me Ismail Kadarenë e përbënin treshin poetik që në letërsinë shqipe sollën një frymë të re. Ky tresh poetik duke u bazuar në vlerat e mirëfillta të artit letrar, me synime për krijimtari tjetërfare nga fryma e imponuar e kohës, e mbijetuan periudhën e direktivave nga lartë, pa e dëmtuar atë në masën e shmicës së krijuesve të kohës. Edhe Fatos Arapi përmes veprës së vet ia doli ta sfidoi atë kohë, duke na lënë sot vlerat letrare që bashkë me ato të Dritëroit dhe të Kadaresë mbeten ndër më të bukurat dhe shembull se si letëtërsia e mirëfilltë me elegancë mund t’i tejkaloi edhe trysnitë politike. Për këtë poet të veçantë, origjinal dhe aq këmbëngulës, poeti shumë më i ri, që ishte një ndër viktimat e asaj politike, Visar Zhiti, në një rast pat thënë se rebelimii i tij duhet interpretuar si kurajo intelektuale për t’i lëvizur gjërat nga pikat e vdekjes, në të mirë të çështjes kombëtare. Rebelizmi i tij i paraqitur me fizionomi figurative, megjithate ishte i dukshëm, madje edhe i theksuar. Në poezinë ,,Ti mos më le vetëm”, poeti lirinë e sheh ashtu siç është vet: ,,liria është ashtu si jam vet / i vdekur?- U ngrita: sërish më thërrasin… / ,, Prej meje kërkojnë edhe jetën.

Fatos Arapi poezitë e para filloi t’i botoi nga gjysma e dyte e viteve të pesëdhjeta por si poet poet u afirmua në vitet e 60-ta, kur e botoi vëllimin e parë poetik ,, Shtigje poetike”. Nga kjo kohë ai nuk pushoi së shkruari vepra të zhanreve të ndryshme, si: poezi, romane, novela, drama dhe artikuj të shumtë në fushë të kritikës letrare, të folkloristikës dhe analiza të ndryshme politike, ndërsa si përkthyes nga gjuhë të huaja, u dallua me përkthimet e poezisë botërore.

Nga e tërë kjo veprimtari e suksesshme krijuese e të gjitha periudhave kohore, Fatos Arapi u dallua si poet me identitet të veçantë. Poezia e tij e tri fazave krijuese dhe motivesh e temash të ndryshme, karakterizohet me vulën poetike të këtij poeti të madh vlonjat. Ai edhe kur shkruajti vargje për atdheun, socialist dhe jetën kolektive në koperativë, me intuitën e vet poetike asnjëherë nuk u zhyt në militantizëm fanatik. Nga temat historike e preferonte ate të Skënderbeut dhe figurat që vepronin rreth heroit kombëtar. Ai edhe kur shkruan për figurën e Lekë Dugagjinit, dhe për historinë, nuk i harron i bukuritë e atdheut dhe rrjedhën e dy Lumejve me emrin ,,Drin”. Dy lumenjtë me të njëjtin emër, Drini i Zi dhe Drini i bardhë u ngjajnë lotëve të Lekë Dugagjinit që i rridhnin mbi trupin e vdekur të Lekës tjetër, Lekë Zaharisë: Dhe mbi trupin e Lekës / sytë e Lekës do qajnë: / njëri- Drin i Zi, / tjetri- Drin i Bardhë. Ai edhe kur frymëzohej nga malësori rugovas dhe shallin e tij qefin, e synonte ardhmërinë e jo kanunin, fëmijën e porsalindur e jo malësorin e vrare, kufoma e të cilit do mbulohej me shallin që e kishte bartë me shekuj mbi kokë. Ky shall që sipas traditës, kur të vdes i zoti duhej të shndërrohet në qefin, në vargjet e fundit të poezise ,,Rugovasi” të Fatos Arapit, në momentin kur bashkudhëtarja e malësorit rugovas, e lind foshnjën gjatë rrugës, bëhet pelenë: Malësori heq qfinin nga koka / në pelenë mbështjell çiliminë. Për këtë malësor dhe shallin simbol, poezi shkruajti edhe poeti Ismail Kadare. Nëse në kontkstin poetik të tij, ky malësor me vete mbante dy vdekje, të veten dhe të armikut, duke u ngritur në mit, për Fatos Arapin shalli i këtij malësori është një pelenë që i hap rrugë të së ardhmes.

Nga shumë tema të trajtuara në poezinë e Fatos Arapit, gjithsesi tema e dashrise mbetet më e preferuara e tij. Ai edhe kur i këndoi atdheut, lirisë dhe njeriut, u mbështet në fuqinë e dashurisë, në pavdekshmërinë e saj, sepse sipas tij ,, drejt dashurisë rend jeta”. Vargjet shekspirjane: ,,Sonte, / yjet, si duhen kësaj nate, aq sa ti mua, / Dritat ndofta s’u duhen yjeve, aq sa ti mua, të poezisë ,,Asaj”, e dëshmojnë fuqinë magjike të dashurisë dhe peshën e saj që aq bukur e ndjeu poet ynë. Në tri vargjet e para të kësaj poezie sikur me të vërtetë u grumbulluan të gjitha copërat e dashurive që poeti i kishte lënë rrugëve të jetës: Dhe gjithë copërat e dashurive, / që i lash diku nëpër rrugët e jetës / vijnë e ringjallen tek ti- / si copërat e thyera të mermerit, / kur restaurojmë një statujë. Dashuria për poetin tonë është mall i brishtë e dhembje universale, është njerëzorja, e duruara, e dhembshura, dashuria për te është ,,ajo që pret / mbështetur atje te muri / i çdo dite të nesërme (Është ajo dashuria). Në poezinë ,,Ti do vish”, autori flet për pritjen, për frymëmarrjen e vet pritjes, për durimin e atij, që pret takimin me të dashurën: Ti do të vish e dashur, si s’do vish? / Kur e di që unë po të mundja, / rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja, / si një portokall’ në dorën time,- / të rrjedhë koha shpejt / e ti të vish…Dashurinë poeti e sheh edhe përtej vdekjes, edhe pë