Nëse në Gjevgjeli ka dygjuhësi, ajo nuk do të sjellë një jetë më të mirë për shqiptarët në Maqedoni, tha një nga organizatorët e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të Bashkuar”, Bogdan Ilievski në TV Telma.

 

Sipas tij, dygjuhësia do të ndihmonte në vendet ku shqiptarët janë mbi 20 përqind të popullsisë, siç thuhet në Kushtetutë, por jo në vendet ku nuk ka shqiptarë.

Ilievski tha se gjuha na ‘bashkon’, dhe nuk na ‘ndanë’, duke aluduar se dy qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike do të kuptoheshin maqedonisht.