Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” vazhdoi edhe sot me protestat për, sipas tyre, mbrojtjen e shtetit.

Organizatori i këtyre protestave, Bogdan Ilievski kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që të mos pranojë asnjë garanci nga shumica e re parlamentare dhe të mos e dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Nacionalistët maqedonas edhe sot përsëritën kërkesën e tyre për zgjedhje të reja parlamentare.