Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka ftuar zyrtarisht për një vizitë në Tiranë, kreun e ri të parlamentit në Maqedoni, Talat Xhaferi. Në një mesazh drejtuar Xhaferit, Meta shpreh gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy parlamenteve.

“Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për vizitë zyrtare në Tiranë. Maqedonia është një fqinj i rëndësishem edhe falë faktorit shqiptar shtetformues”, thuhet ne mesazhin e z. Meta.

Duke vene ne dukje forcimin e mëtejshëm te marrëdhënieve ndërparlamentare, Meta shprehet se “dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetaret e Maqedonisë” dhe se “bashkëpunimi ynë do të avancojë perspektivën evropiane të saj”, thuhet ne mesazhin drejtuar kreut të parlamentit maqedonas.