Deputetja Ilire Dauti nga koalicioni ASH & Alternativa, në emisionin Magazina Ekonomike që transmetohet nga TV Alsat-M, ndër të tjera ka folur edhe për mjetet buxhetore që derdhen për pushtetin lokal. Ajo tha  se Qeveria nuk është e drejtë në aspekt të ndarjes së parave nga buxheti qendror.

Përderisa nuk ndryshohet neni 9 i ligjit për financim të komunave me të cilin parashihet vetëm 4.5% e TVSH-së, të ju kthehet Komunave, sipas meje nëse kjo shumë nuk ndryshohet, atëherë medoemos komunat do të kenë nevojë për ndërhyrje dhe mbështetje nga pushteti qendror.

Prandaj  ne propozojmë që komunat të marrin 20% nga TVSH-ja dhe 100% nga tatimi personal, dhe kjo besojmë do të sigurojë mjete ndoshta jo të mjaftueshme, por do ta përmirësojë dukshëm situatën momentale, tha Ilire Dauti në emisionin ,,Magazina Ekonomike” në Alsat M.