Dje u mbajt seanca e 32-të e Kuvendit të RMV-së, për propozim ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj femrave dhe dhunës në familje, ku deputetja e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ilire Dauti në fjalën e saj shprehu shqetësimin që diskriminimi dhe dhuna fillon nga shteti lidhur me faktin që asnjë grua shqiptare nuk është emëruar ministre ose zv.ministre në Qeverinë e RVM-së:

“Përbërjen e kësaj Qeverie e cila edhe pse në programin e vet të qeverisjes e ka edhe barazinë gjinore e mirë që e ka por keq që nuk e zbaton, sepse dhuna vjen sidomos si pasojë e pabarazisë dhe e diskriminimit të dominimit të dikujtë mbi dikë, madje që diskriminimi është dhunë e keni potencuar edhe vet nëpërmjet të këtij propozim ligji, mirëpo vet kjo shumicë parlamentare promovon pabarazi në shumë drejtime, por sidomos edhe pabarazi gjinore sepse votoi qeverinë që nga gjithësejt 19 ministra pa përfshirë kryeministrin ka vetëm katër gra. Ndërsa partia më e madhe shqiptare që është pjesë e kësaj qeverie lëre që nuk ka asnjë ministre, por nuk ka as edhe një të vetme zv. ministere. E kjo jo vetëm që është pabarazi jo vetëm që është diskriminim e diskriminimi dhunë, por është shumë më shumë se aq është mohim i ekzistencës së femrës shqiptare këtu në këtë shtet”.

Poashtu më tej ajo shtoi se mentalitetin e shoqërisë në raport me femrën duhet fillimisht ta ndryshoj shteti e më pas shoqëria.

“Ka sigurisht shumë faktorë, por ne nuk mundemi të mohojmë faktin që në mentalitetin e shoqërisë reflekton edhe sjellja e shtetit që ka në raport me femrën. Sepse shteti me sjelljen e praktikën e vet na mëson që dikush mundet të dominoj mbi dikë. Prandaj as mos pritni se do ndryshoj mentaliteti i shoqërisë në raport me femren pa mos ndryshuar mentaliteti i shtetit në raport me të .
Mentaliteti i shtetit duhet të ndryshon e të kuptoj që gruas i duhet forcë e pavarësi ekonomike, por jo vetëm me fjalë nëpër programe e nëpër fushata elektorale por me veprime e rezultate konkrete”
, ka thënë Ilire Dauti./Fol/

VIDEO E FJALIMIT