Në prag të takimit të paralajmëruar, për ditën e sotme ndërmjet  Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryeministrit Zoran Zaev, gjatë një interviste  për RTK me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në vend duke theksuar që ai ia shtroi dorën e bashkëpunimit opozitës shqiptare për një kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare, refuzuan.

Tani, unë e zgjata dorën, por partitë politike shqiptare dolën me qëndrime mjaft ofenduese dhe dorën e zgjatur nuk e pranuan, kështu që më vjen keq për këtë”, kishte thënë Ali Ahmeti.

 Ndërkaq  në lidhje me këtë temë që prej  disa ditëve lakohet në opinionin,  eksponent të lartë të BDI-së, me çdo kusht mundohen të amputojnë tezën e njëjtë që edhe e shprehu lideri i tyre në intervistën e dhënë për RTK-në, ku mundohen ta hedhin fajin tek opozita shqiptare gjoja se ajo ka qenë refuzuese. Kjo bëhet me të vetmin qëllim për ta patur më pak të dhimbshëm  reterimin nga qëndrimet e mëparshme  të shprehura në opinion se një nga opsionet e tyre ishte edhe  dalja  e tyre me kandidat partiak, ndërkohë që janë të detyruar të mbështesin kandidatin që ua imponon  LSDM-ja.

 Një paraqitje të ngjashme ditë më parë, gjatë një debati televiziv në TVM2, kishte edhe  ministri i BDI-së,  Arbër Ademi, i cili u kundërshtua ashpër nga anëtarja e KQ të ASH-së, Ilire Dauti, e cila ndër të tjera në lidhje mer këtë temë tha: ” Ftesa sa për sy e faqe që BDI i bëri opozitës shqiptare është nënçmuese dhe se nuk është opozita ajo që nuk e mirëpriti këtë bashkëpunim, por më tepër këtë ftesë, e shohë si  ftesë që ata i bënë vetes për vetëdijësim”, theksoi Ilire Dauti.

Duke vazhduar më tej se: ”ftesën për opozitën shqiptare e keni bërë në momentin kur ju dobësuan pozicionet, përshkak të skandaleve të shumta si ai  rasti i keqpërdorimit pensioneve të 12 mijë qytetarëve”, tha znj Dauti dhe shtoi  se: ”e përmend këtë skandal sepse është i lidhur me momentin kur nuk gjetët mbështetje tek Kryeministri  dhe  LSDM-ja, dhe u kthyet kah opozita shqiptare.  Megjithatë , nuk duhet harruar se  ka një mekanizëm, një traditë që është krijuar te shqiptarët e Maqedonisë dhe ajo është tryeza e partive politike shqiptare tek e cila duhej të uleshim gjithë së bashku për të ndarë qëndrimet e veta në lidhje me avancimin e pozicioneve të shqiptarëve”, tha znj Dauti./

©fol.mk