Zoran Zaevi në Çegran ishte njeri i pa dëshiruar, arsyet janë të qarta nga shkaku se për shqiptarët premtoj shumë dhe në fundë nuk bëri asgjë.

Çegranas të dashur kujdes nga të urtët sepse as ata nuk janë aq të urtë, aty ka plot ligësi. U çudita sesi për mashtruesit ka të ardhme!

Kjo i bie të dish të lozësh, por jo, mos u bëjë palaço sikur ata. Macja e egër, duhet të bëhet tigër, zhaba krokodilë, sepse ti “mik i drejtë” je gjahtarë i mirë dhe të nevojitet gjah i mirë.

Kafsha është më e mirë se njeriu sepse ajo nuk e di ç’kuptim ka mashtrimi, e djeshmja dhe e sotmja. Ajo përdorë mashtrimin për mbijetesë, më pas kur ngopet nuk e përdorë, kurse njeriu sa më i ngopur aq më i rrezikshëm bëhet.

Zoran Zaevi gjithnjë rriti forcën e mashtrimit, me qëllim që të mbijetojë. Njeriu në natyrë është si krijesë më e dobët , por më e aftë në mbizotërim. Si u bë kjo? Mposhti pushtete budallenjsh, kishte aftësi mashtrimi.

Lëvize lirshëm në f.Çegran duke u ndalur në kafene, në shitore duke bisedua me disa fshatar të rastit që ndodheshin jashtë shtëpive në ata momente,duke buzqeshur me fshatarët në mënyr ironike sepse edin shumë mir se ti nuk je i mirseardhur në f.Çegran, z.Zoran Zaev a i pyete fshatarët e mi ku e keni rinin? pse kaqë shumë lokale janë të mbyllura? pse fshati ka një pamje të errët? pse asgjë nuk lulzon në fshatin tuaj?

Por juve z.Zoran Zaev nuk ju intereson kjo, juve ju intereson të tregoi shumë njeri i “mirë” para zgjedhjeve, para fshatarëve të mi por nga pas naj futni thikën, mos mendoni se që ke dhurua disa të holla (para) në xhami ke zbut zemrat apo ke fytua ndonjë simpati jo-jo, sepse xhamit tona i mbajmë vetë, i renovojm i zbukurojm sa herë ka nevojë.

Është mjaft befasuese, madje edhe e mrekullueshme që në një botë shpeshherë cinike dhe të ngurtësuar, si e jona, ata që mashtrojnë më shumë i nderojmë më shumë. Ne duam të besojmë në mirësinë themelore të njeriut, por shumë shpesh shpresa jonë shpartallohet nga veprimet egoiste dhe të dhunshme brenda njerëzve.

Si ka mundesi qe te jesh kaq shpirtkeqë dhe mashtrues!! Mjaft aktrove! Mjaft gënjeve!

Selim Iljazi – Banor i f.Çegran