Autoritetet zvicerane shpeshëherë nuk e dinë se çfarë predikojnë imamët nëpër xhami. Në këtë mënyrë, ata ballfaqohen me akuza se besmitarët janë duke i përfaqësuar radikalistë. Trajnim për imamë në Zvicër nuk ka, e gjithashtu edhe provim për pranim. Kështu pra, vetë xhamia duhet të vendosë se kush do të udhëheqë me te.

E kundërta është me priftërinjtë e reformuar: Ata testohen për përshtatshmërinë e tyre, ndërsa një gjë e tillë tashmë do të praktikohet edhe për imamët dhe predikuesit, shkruan numrin e saj „NZZ am Sonntag“, njofton „Shtegu.com“. Isabelle Noth, profesoreshë më Universitetin e Bernës për psikologji religjioze dhe këshillim, së bashku me psikologun Hansjörg Znoj do të përpilojnë një test, i cili do t`i hedhë në dritë tendencat radikale

Gjatë kësaj, rëndësi të veçantë do tu jepet këndvështrimit të imamëve dhe predikuesve rreth pozitës së gruas, apo nëse dhunën ndaj tyre e argumentojnë si të arsyeshme dhe legjitime.

Këshilli zviceran për siguri dhe politika zvicerane e kanë mirëpritur këtë propozim.