Matt Price nga Norfolk i Anglisë, nuk ka mundur t’i mbante lotët, kur u takua për herë të parë me të birin Callan, pas një operimi të suksesshëm që ia shpëtoi jetën.

Gjendja e fëmijës ishte shumë e rëndë dhe mjekët konsideruan që vetëm transplantimi i mëlçisë mund t’i shpëtonte jetën, atëherë babai 39-vjeçar nuk mendoi dy herë dhe vendosi t’i jepte pjesë nga organi tij dhe jo të hynte në listë të pritjes, transmeton Telegrafi.

Fëmija që nga një gjendje e rrallë gjenetike, iu bllokua truri dhe tërë trupi duke bërë që të binte në koma kur i kishte vetëm katër ditë, qëndroi për pesë muaj në dializë.

Kur u vërtetua se duhet të bëhet transplantimi, babë e birë iu nënshtruan operimeve që së bashku zgjatën deri në dhjetë orë. Nga Price u nevojit të merren deri në 20 për qind të mëlçisë, të cilën më pas e vendosën në organin e dëmtuar në fëmijës.

Intervenimi që ndodhi më një shkurt, përfundoi me shumë sukses, ndërsa tani që Callan i ka 17 muaj, ai është si çdo bashkëmoshatar i tij. Vetëm se ka një shenj në trup, për të treguar se nëpër çfarë ka kaluar.

Tani është shpërndarë edhe imazhi mbresëlënës i babait të përlotur, në takimin e parë me të birit të cilit i shpëtoi jetën, derisa të dy kanë gjendje të mirë.