Një video-incizim të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.Pas publikimit të kësaj video ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj i cili ka thënë se deputet nuk të zgjedhë qytetari por nga komisioneri.
“Deputet nuk të zgjedh qytetari, por komisioneri”, ka shkruar Mushkolaj.