Dëshmori i UÇK-së Imri Elezi sot është përkujtuar nga bashkëluftëtari i tij dhe shoku i shkollës, drejtori aktual i Fondit Pensional dhe Invalidor Shaip Zeneli.

Zeneli në profilin e tij në facebook me plot emocion i është drejtuar shokut të tij Imriut. Ky është postimi i tij i plotë:

“Imri, erdha edhe sot. Bashkë me Linën, Hanën, Edën dhe Ukën. Erdha të të shoh e të përcjell muajin Maj. Është muaji i dhembjes Imri, e di ti këtë. Është muaji i pranverës, i liris, por edhe i dhembjes Vallahi. Të humba ty, Mentorin, Arsimin, Hasanin, Ernestin e shumë tjerë.

Por, është edhe muaji i krenaris, se jetova me ty dhe shumë shokë dëshmor.

Imri, erdha dhe u çmalla pak me ty. Të kam tregu sa ta kam lakmi. Edhe këtij vendi ja marr lakmi ku qëndron ti bashkë me Arsimin.

Imri, lutja jote ishte e sinqertë. Sa herë më merr malli buzëqeshi me ty. Na prit aty vlla, na prit aty i ri ashtu si shkove, e ne vijmë me thinja e rrudha. Dëshmorët mbeten të rinj.

Me fal Imri. Më fal për shumë gjëra e që vetëm unë e ti i bisedojmë. Ëndrrat tona, idealin tonë.

Imri, a të kujtohen vargjet e Ilirit:

“Ikin vitet ikin motet

Në çdo maj ti vjen tek shokët…”.

Akoma e dëgjoj zërin tënd duke kënduar këto vargje.”

https://m.facebook.com/photo.php?fbid=10222341838395373&set=a.2435325003052&type=3