Profesori Arsim Sinani në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se koalicioni i vërtetë dhe parimor është Aleanca dhe Besa. Sipas tij, në këtë koalicion s’duhet të marrin pjesë parti që u shërbejnë doktrinave të huaja.

“Në pyetjet e vazhdueshme që mi bëjnë qytetarët e ripërsëris përgjigjen se koaliconi i vetëm opozitar shqiptar në MKV është: Aleanca shqiptare + Lëvizja Besa. Këtë ua kam thënë liderëve të dy formacioneve politike. Ndryshe kalkulimet tjera do e mbajnë në pushtet koalicionin laraman. #Pranverashqiptare nuk vjen me parti që i shërbejnë doktrinave të huaja.” – shkruan Sinani.