Gara elektorale e vjeshtës pritet të jetë tepër interesante, sidomos në komunën e Brvenices.

Në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 në garë ishin kandidati i vetëm shqiptar Enver Pajaziti, i mbështetur fuqishem nga të gjitha partitë shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, BDI dhe PDSH-ja.

Edhe pse Lëvizja Besa që ishte e bashkuar në atë kohë, përkundër thirrjes për të mos nxjerrur kandidat, ata nxorën  kandidatin e tyre, që drejtpërdrejtë rrezikuan fitoren e kandidatit shqiptar. Megjithatë, falë angazhimit të mërgimtarëve dhe mbështetjes së tyre të parezervë, me një dallim shumë të vogël të votave, Enver Pajaziti arriti të del fitues në zgjedhje edhe atë në rrethin e dytë kundrejt  kandidatit maqedonas, edhe atë me një dallim shumë të vogël të votave.

Ajo çfar i bën tejet interesante zgjedhjet në këtë komunë, që njëherit është ndër komunat etnikisht të përziera, ku numri i votuesve të të dy entiteteve është përafërsisht i barabartë e bënë garën elektorale tepër të nxehtë.

Duke marrë parasysh edhe rezultatin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut të 2020-s, gara në këtë komunë duhet të jetë një “Këmbanë” alarmi, sidomos për subjektet politike shqiptare.

Shumë lehtë mund të ndodh që nga inatet politike mund të rrezikohet seriozisht qeverisja e komunës nga një kandidat shqiptar.

Në zgjedhjet e 15 korrikut dy partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM u renditen e të parat, duke lënë pas të gjitha subjektet politike shqiptare, Alencën për Shqiptarët që u rendit e treta, BDI e katërta dhe PDSH E pesta.

Nga ajo që përflitet, kryetari aktual I Komunës Enver Pajaziti që është në mbarim të mandatit, ka shprehur ambiciet edhe për një mandat të ri, gjegjësisht të katërtin me radhë edhe pse kësaj rradhe nuk e gëzon mbështetjen e asnjë subjekti politik, sidomos BDI-së, që ka qenë më i afërt, të cilët kan paralajmëruar se në këto zgjedhje do të kandidojnë Arkin Jahiun.

Nga Aleanca për Shqiptarët që edhe kanë të drejtën morale për të kandiduar kryetarin e Komunës, të cilët në tre ciklet e fundit zgjedhore dalin si parti fituese, akoma nuk bëjnë të ditur kandidaturën e tyre, por thonë se janë në proces të anketimeve të brendshme partiake, megjithëse në lojë janë dy figura me shumë autoritet në këtë komunë.
Kurse sa u përket dy partive tjera shqiptare, Lëvizjes Besa dhe PDSH, llogariten si të papërfillshme, me gjasë dhe mund të mos nxjerrin kandidat të tyre sepse nuk gëzojnë mbështetje qytetare, megjithatë mund të konkurojne me lista e tyre për këshillin komunal.

Si do që të jetë, nëse ndodh që kjo komunë të humbet nga shqiptarët, përgjegjës të drejtpërdrejtë do të jenë të gjitha subjektet shqiptare, sidomos ato që nuk do të tregojnë pak “moral politik”, që më kandidaturat e panevojshme do të rrezikonin fitoren e kandidatit shqiptar. /fol.mk