Pas përfundimit të marshit të inicativës “Për Maqedoni të Bashkuar” ndodhi përleshja mes protestuesve dhe siç thuhet kryetarit të degës së LSDM në Kumanovë. Sipas Press24, dëshmitarët okularë kanë parë se si kreu lokal i socialdemokratëve ka sulmuar njërin prej protestuesve para selisë së LSDM në objektin e ish-Komitetit.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ndërsa kreu lokal socialdemokrat është marrë në pyetje në polici dhe nuk ka mundur të jap detaje për incidentin. Ndërsa protestuesit kanë thënë se ai ka dalur nga selia dhe ka sulmuar dy protestues me grushta./INA/