Një incident i rëndë ka ndodhur mes grupeve të tifozëve të Vardarit të njohur si “Komiti” dhe tifozëve “Shvercerat” të KF Shkupi. Lajmin e bën të ditur portali Puls24, duke theksuar se incidenti ka shpërthyer tek Ura e Gurit, kur tifozët “Shvercerat” janë irituar nga thirrjet antishqiptare të tifozëve të Vardarit gjatë festimit të shpalljes së klubit hendbollistik “Vardari” kampion evropian në hendboll.