Incidenti, tifozët maqedonas fyen shqiptarët e Shkupit(Video)

Ndeshja midis Pobedës dhe Shkupit e zhvilluar sot në Mogilla të Prilepit shënoi një incident politik.

Në minutën e 69-të, dy tifozë të skuadrës vendase u futën në fushë jashtë çdo rregulli. Njëri prej tyre mbante një maskë të zezë ndërsa të dy valëvitnin flamurin e Maqedonisë me 16 rreze dielli.

Me këtë gjest u bënë me dije të pranishmëve në fushë se kjo është tokë e Maqedonisë.

Ngjarja e pakëndshme zgjati vetëm një minutë, pasi dy tifozët lanë fushën pa shkaktuar ndonjë incident më të rëndë.

Ajo që bie në sy më tepër është fakti që dy tifozët nuk i bezdis askush nga forcat e policisë derisa dalin vetë nga fusha, edhe pse veprime të tilla anti-sportive janë kategorikisht të ndaluara.