Pasagjerët thanë se teksa avioni merrte shpejtësi në pistë, ishte e qartë se nuk po ngrihej dot, por rrëshqiti jashtë saj.
 
Sikur të mos mjaftonte kjo, paniku shpërtheu kur në kabinë hyri tym dhe pasagjerët nisën të shkelnin njëri-tjetrin për të dalë sa më shpejt nga mjeti fluturues dhe pikërisht disa prej tyre u lënduan nga të tjerët gjatë kaosit të krijuar.
 
“Në avion kishte një grua shtatzënë dhe shumë fëmijë. Ishte e trishtueshme. Por, për fat të mirë gjithçka ndodhi në tokë. Nëse do ishim ngritur në ajër, nuk e di nëse do isha gjallë t’ju tregoja se çfarë ndodhi”,- deklaroi pasagjeri, Parakh Hans.
 
“Kur avioni filloi të ecte në pistë, nuk ngrihej dot. Në vend që të shkëputej nga pista, filloi të shkonte drejt fundit të saj. Menjëherë në avion u bë kaos i vërtetë.”,- u shpreh pasagjeri, Rajeev Kumar.
 
Incidenti i frikshëm ndodhi ndërsa avioni i Kompanisë “Jet Airvays” po nisej nga Dabolimi. 
 
Autoritetet lokale thanë se avioni rrëshqiti mbi pistë dhe u rrotullua 360 gradë para se të përfundonte në barin pranë pistës për shkak të një defekti teknik. 
 
Ky i fundit nuk është sqaruar në detaje, ndërsa autoritetet e aviacionit në vend kanë nisur hetimet.