Mjekët dhe infermierët janë tre herë e gjysmë më shumë të rrezikuar që të infektohen me COVID-19 sesa pjesa tjetër e popullsisë, sipas një studimi të publikuar nga France 24, i cili gjithashtu tregoi një rrezik të rritur në mesin e pakicave etnike.

Studimi, i publikuar nga Lancet, ka analizuar të dhënat e futura nga 24 marsi deri në 23 prill nga përdoruesit e aplikacionit special COVID në telefonat inteligjentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, dhe më pas krahasuan rrezikun e sëmundjes midis infermierëve dhe të tjerëve.

Në mesin e 100 mijë infermierëve në spitalet që përdorën aplikacionin, 2.747 u infektuan me coronavirus ndërsa midis 100 mijë përdoruesve të tjerë, ishin 242, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh ndryshimin në ekspozimin coronavirusit midis infermierëve dhe pjesës tjetër të popullsisë, autorët vlerësojnë se ekziston një probabilitet 3.4 herë më i lartë që mantelbardhët të infektohen me pandeminë globale.

Studimi tregoi gjithashtu se për çdo infermier të tretë dhe pakica etnike, pajisjet e duhura mbrojtëse nuk ishin në dispozicion (ose duhej të ripërdoren), ndërsa për të tjerë, ajo ishte e padisponueshme për çdo të katërtin person.

Ndryshe, studimi fillimisht përfshiu 2.6 milionë përdorues të aplikacioneve në Britani të Madhe dhe 182.408 në SHBA.