Gjatë këtyre ditëve koronavirusi ka qenë protagonist i një drame kolektive, por në disa raste mund të jetë edhe thjesht sfondi i një tragjedie familjare.

Një infermier italian, Antonio De Pace, nga një qytezë siciliane afër Messinës është arrestuar pasi ka vrarë të fejuarën e tij, e cila ishte studente e mjekësisë. Arsyeja? “Me ka ngjitur koronavirusin”, i deklaroi policisë vrasësi.

Infermieri 28-vjeçar dhe studentja ishin njohur në Poliklinikun e Messinës, ku 26-vjecarja Lorena Quaranta po kryente praktikën.

Mbeten mister shkaqet e vërteta të vrasjes, nga momenti se dy tamponët mbi infermierin kanë rezultuar negativë dhe se çifti në rrjetet sociale dukej i lumtur.

Vrasja tronditi qytezën e Furcit, aq shumë saqë kryebashkiaku ka kërkuar që të zhvillohen funeralet të paktën në mënyrë private, edhe pse kjo gjë nuk lejohet më nga masat italiane kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit.