Të ftuarat e radhës në programin ‘Pa Limit’ në ‘Top Channel’ kanë qenë motrat bukuroshe, Inis dhe Ingrit Gjoni. Por ajo që u shndërrua në lajm, nuk qe vetëm pjesëmarrja e tyre në këtë format ku protagoniste është edhe e mbesa e tyre Ana Lika, por një fjali e Ingritit gjatë njërës prej lojërave, që duket se e ka lodhur shumë. Të gjitha portalet, trajtuan sot komentin e Ingritit për Luanën, që në vërtet nuk ka qenë fare për të. E kontaktuar nga ‘revistawho.com’, këngëtarja seksi sqaron gjithë historinë.

“Më vjen shumë keq që u bë e madhe kjo gjë… Luana Vjollca është një vajzë e shkëlqyer dhe mikeshë shumë e mirë e imja. Ajo ç’ka u shkrua dhe u dëgjua sot me hedhjen e videos në Youtube, nuk ka të bëjë me Luanën. Unë si natyrë nuk i pëlqej shumë lojërat e tejzgjatura ndaj dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë me Rolandin. Gjithë kohën është folur për lojën dhe asnjë moment për moderatoren. Gjithsesi ju duhet të jeni të lumtur se lajme doni të bëni, edhe kur bëhet fjalë për një lojë. Që të jeni të qetë, ishte për lojën e tejzgjatur, jo për moderatoren”, – sqaron Ingrit Gjoni në një komunikim me ‘revistawho.com’.