Muzikë e gjallë, lojëra në tavolinë, përqafime. Kjo, ndër të tjera u zbulua nga inspektorët e tregut mbrëmë, ndërsa ata po kryenin kontrolle në ambientet e hotelierisë që prej dje filluan punën.

Inspektorët, siç njoftoi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunoski, u fyen jo vetëm nga pronarët e bareve, por edhe nga të ftuarit. “Na edukoni dhe lëshoni baret”, iu thanë atyre.

Paunoski bëri të ditur se nga sot, inspektorët, përveç përpjekjes për të edukuar furnizuesit për protokollet, do të fillojnë të vendosin masa gjobitjeje. Kontrollet do të përforcohen dhe zbatohen gjatë natës dhe gjatë fundjavave.

“Nuk po i them të gjitha, por në shumicën e bareve gjatë kontrolleve të natës së kaluar u përcaktua që ata nuk i respektojnë protokollet fare. Më duhet të shpreh zhgënjimin tim të madh për sjelljen e tyre, por edhe me sjelljen e atyre që i vizitojnë. Kemi hasur në poshtërim, ‘na edukoni dhe lëshoni baret’, thanë ata, e cila është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe e ulët, si nga të ftuarit ashtu edhe nga pronarët e objekteve. Ndërgjegjja dhe vetëdija e qytetarëve, sidomos e bareve, janë zhdukur. Nga sot, ku do të konstatojmë shkelje të protokolleve, ne do të detyrohemi të vendosim masa ndëshkuese”, tha Paunoski. Ai përsëri bëri apel që të respektohen protokollet./MIA