Higjiena është nën nivel të kënaqshëm, mbetjet medicinale nuk selektohen sipas rregullave. Këtë fotografi e kanë parë mbrëmë inspektorët sanitarë pasi kanë hyrë në Klinikën e Gjinekologjisë. Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të inspektorëve, situatë të ngjashme kanë konstatuar edhe në Klinikën e Traumatologjisë, ku gjendja e përgjithshme higjienike-sanitare, nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm.
“Informojmë se mbrëmë në orët e vona, me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kanë kryer mbikëqyrje të paparalajmëruar në pesë shtëpi shëndetësore publike. Qëllimi i mbikëqyrjes në orët e vona të mbrëmjes është që të kontrollohet nëse në kontinuitet mirëmbahet higjiena dhe a respektohet procedurat përkatëse për mirëmbajtjen e kushteve për pacientët në nivelin më të lartë. Ndryshe, me mbikëqyrje janë përfshirë disa shtëpi publike shëndetësore: Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, Qendra Urgjente, Traumatologjia, Ortopedia dhe Instituti për Sëmundje të Mushkërive të Bardha dhe Tuberkulozë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.