Inspektorati Shtetëror i Tregut planifikon sivjet t’i zbatojë 19.211 mbikëqyrje, prej të cilave të rregullta 3551 ndërsa të jashtëzakonshme 14.652. Sipas planit vjetor parasheh edhe 1081 mbikëqyrje kontrolluese. Sipas Planit vjetor të publikuar në ueb-faqe, numri i mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme është më i madh për shkak të gjendjes së shkatuar nga pandemia. Ndërkohë, nëse trendi i pandemisë ulet Inspektorati do t’u japë prioritet mbikëqyrjeve të rregullta.

Sipas asaj që është parashikuar kontrollet do t’i zbatojnë 141 inspektorë shtetërorë të tregut dhe gjashtë inspektorë të tregut për sigurinë e produkteve.

Nga Inspektorati në Planin vjetor theksojnë se në bazë të analizave të viteve të kaluara, në këtë vit, si fusha të rrezikshme edhe më tej mbeten hotelieria dhe tregtia. Theksojnë se numri më i madh i parregullsive janë konstatuar sipas Ligjit për Tregti dhe Ligjit për Hotelieri.

Mbikëqyrjet do të bëhen tek persona juridikë dhe fizikë dhe subjekte të tjera dhe planifikohet të përfshihen 30 mijë subjekte. Veprohet për parashtresa nga qytetarët dhe institucionet e tjera por edhe në aksione të organizuara në nivel ë Inspektoratit.

Në planin vjetor theksojnë se në zbatimin e aktiviteteve janë duke u përballur me faktorë të cilët e vështirësojnë punën dhe ndikojnë në mënyrë negative në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara inspektuese. Në mesin e tyre numërohen numri i pamjaftueshëm i inspektorëve, struktura e pavolitshme e moshës së inspektorëve me mbi 55 vjeç, si edhe mosekzistimi i departamenteve të tëra.