Instagrami është vlerësuar si platforma më e keqe e mediave sociale, kur bëhet fjalë për ndikimin e tij në shëndetin mendor të të rinjve.

Kështu thuhet në një sondazh të realizuar në Britani të Madhe.

Në këtë hulumtim janë anketuar 1,479 njerëz të moshës 14 deri në 24 vjeçare ku është vlerësuar se cila prej pesë platformave të njohura të mediave sociale kishte efektin më negativ në përdoruesit e tyre, transmeton Klan Kosova.

Ata u pyetën rreth çështjeve të tilla si ankthi, depresioni, vetmia, ngacmimin dhe imazhin e trupit.

Ky raport paralajmëron se “mediat sociale mund të jetë duke nxitur një krizë të shëndetit mendor” tek të rinjtë.

Shoqëria Mbretërore për studimet e Shëndetit Publik thotë se platforma sociale duhet t`i identifikojë përdoruesit me çështjet e shëndetit mendor, transmeton Klan Kosova.

Rreth 90% e të rinjve i përdorin mediat sociale – më shumë se çdo grupmoshë tjetër dhe ata janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të tyre.