Interi, nga 16 shtatori e deri më 15 tetor, ka fituar ndaj Milanit edhe me skuadrën e Primaverave.

Mauro Icardi realizoi het-trik derisa Inter mposhti Milanin me rezultat 3:2 në derbin e qytetit të dielën.

Por, kjo nuk ka qenë fitorja e vetme e Nerazzurrëve ndaj Rossonerëve në muajin e fundit, shkruan Tuttosport.

Interi, nga 16 shtatori e deri më 15 tetor, ka fituar ndaj Milanit edhe me skuadrën e Primaverave (3:0), ekipin U-17 (2:0), U-16 (3:1) dhe U-15 (1:0).