Interi ka arritur të triumfojë përballë Sassuolos në shtëpinë e këtyre të fundit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 22, falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Berardi.

Edhe pse nuk munguan rastet, rezultati, 1-0 do të ishte përfundimtari për 45 minutat e para.

nzaghi i bën një “dush” të ftohtë të tijve në dhomat dhe zhveshjes dhe “zikaltërit” futet me një tjetër mentalitet në të dytën.

Zëvendësimet japin direkt efekt. Vetëm një minut pasi u fut në lojë, Dzeko barazon rezultatin, saktësisht në të 58’.
Në minutëne 78, do të vinte edhe goli i dytë nga miqtë me Lautaro Martinez duke përmbysur kështu rezultatin.

Në minutën e 82, Dzeko do të dërgonte sërish topin në rrjetë, por VAR e cilëson si të parregullt.

1-2 do të ishte rezultati përfundimtar, me Interin që merr një fitore shumë të rëndësishme duke u pozicionuar tashmë në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Napoli i vendit të parë, por që ka ndeshje më pak.