Pas 8 ndeshje pa asnjë fitore jashtë fushe, Interi është rikthyer tek fitorja në transfertë duke mundur me rezultatin minimal 0-1 Sassuolon me gol të Candreva në fillim të pjesës së dytë.

Interi e ka mbyllur me 10 lojtarë ndeshjen, pasi në minutën e 90’ Melo është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë shokët me një lojtarë mangët. Por ky episod nuk ka ndikuar shumë në rezultatin e ndeshjes.

Fitorja e fundit e zikaltërve në transfertë shënohej më 21 shtator ndaj Empolit me rezultatin 0-2. Por nga ai moment Interi ka grumbulluar vetëm 1 pikë në ndeshjet e luajtura në transfertë në Seria A dhe Europa League, duke marrë të vetmin barazim po në stadiumin e saj në përballjen ndaj Milanit.