Interi ka triumfuar kundër Milanit, me rezultat 0-3, në derbin më të madh në Serie A, raporton RTKLive.com.

Skuadra e Antonio Contes, është treguar ekip më i mirë së skuadra ‘rossonere’, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në garën për titull të kampionit.

Sulmuesi Lautaro Martinez është njeriu i këtij derbi të madh, duke shënuar dygolësh në minutën e 5-të dhe 57-të.

Ndërsa sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 66-të, i dha goditjen e fundit skuadrës së Milanit, duke shënuar golin e tretë.

Pas kësaj fitore, Interi ‘blindon’ kreun me 53 pikë të tubuara, katër më shumë së Milani.