Interneti si “droga”

Shkarkimi i aplikacioneve online edhe në rastet kur përdoren për qëllime argëtuese mes miqsh, mund t’ju kushtojë më shumë sesa marrja e të dhënave personale dhe keqpërdorimi i mundshëm i tyre. Mjekët flasin për krijimin e varësisë dhe e krahasojnë me atë ndaj lëndëve narkotike. Shqetësimi vjen së pari për shëndetin mendor.

“Duke qenë se kjo gjë bëhet virale është tendenca që t’i të vazhdosh në kërkimet e tua për të përdorur të tjera aplikacione. Dhe kjo jo vetëm që ha kohën që mund të ishte në rendimet të një gjëje tjetër më produktive, por edhe dëmton në përgjithësi sistemin nervor, pa u thelluar edhe sistemin e shikimit edhe përqendrimin”, ka thënë psikiatrja Arjana Rreli. Përkujdesja e prindërve ndaj kohës që fëmijët shpenzojnë për teknologjinë është forma e parë e parandalimit të sëmundjeve të shëndetit mendor.

“Me kujdesin dhe me kohën cilësore të harxhuar bashkë me ta, sigurisht shkurtojnë kohën të cilën adoleshentët përdorin për t’ju përkushtuar këtyre aplikacioneve”, tha Rreli. Rreli bën me dije se varësia ndaj aplikacioneve është një rrezik edhe ndaj të rriturve, pasi shton ankthin. Të paktën në ditë në qendrën shëndetësore shkojnë për të marrë shërbim 20 persona për kurimin e ankthit. “Këto gjendje të ankthit që ne sot i hasim rëndom kanë një precedent edhe ekzagjerimi për shkak të përdorimit të teknologjisë”, tha ajo.

SHPËRNDAJE