Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, analisti i njohur nga Shqipëria, Ilir Kulla, ekspert i sigurisë Kombëtare, bën një radiografi  të situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe bën thirrje të bojkotohen zgjedhjet në Tearcë sepse nuk i japin ndonjë gjë shqiptarëve, që duhet të përqëndrohen tek bisedimet dhe të marrin atë që u takon.

Zhurnal: Z. Kulla zgjedhjet e fundit në Maqedoni nxorën në pah përçarjen e votës shqiptare në shumë parti, me filozofi të ndryshme politike. BDI humbi disa deputetë, Besa fitoi disa deputete, PDSH po shkon drejt shkrirjes. A shikoni ju diçka më shumë sesa një tronditje të madhe të skenës politike?

Ilir Kulla: “Mua më shqetëson reduktimi katastrofik i numrit të deputetëve shqiptare dhe shpërberja e votave të tyre. Kulmi i këtyre votave janë votat e LSDM me 70 mijë vota shqiptarësh prodhuan 2 deputetë në listat e LSDM ku duhet të ishin të pakten 7 deputetë të kombësisë shqiptare. Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim politik të paparë më parë dhe të përmasave politike të pahasura në një vend tjetër ballkanik. Është sikur ti thuash shqiptarëve në Shqipëri meqënëse keni pakënaqësi politike me partitë tradicionale shqiptare votoni Dulen dhe PBDNJ”.

Zhurnal: Kulla Gruevski e Zaev po kërkojnë deputetet e partive shqiptare për të qeverisur Maqedoninë, por po ofrojnë shumë pak në tavolinë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thirri faktorin politik shqiptar në Maqedoni në Tiranë për konsultime. Mirëpo Ali Ahmeti shmangu thirrjen në bllok për të theksuar leadershipin dhe pavarësinë e tij. Si i vleresoni ju këto levizjes të liderëve maqedonas dhe atyre shqiptarë pak dite nga përfundimi i zgjedhjeve?

Ilir Kulla: “Mendoj se palët do të kërkojnë aleanca dhe kjo është normale. Mendoj se palët gjithashtu do të kërkojne secila më shumë për njëra tjetrën por 2 gjëra nuk duhet të ndryshojnë. E para në negociata në tavolinë duhet të jenë bashkë dhe të fortë; e dyta shqiptarët asesi nuk mund të lejojnë asimilimin politik dhe këtë kërcënim që u shfaq si fenomen duke votuar një parti maqedonase”

Zhurnal: Gjykata e Shkupit ka mbështetur një ankimim të bërë nga koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të 18 dhjetorit, duke shpallur si të pavlefshëm procesin e votimit në qendrën e votimit në Bashkinë e Tearces, në zonën e gjashtë zgjedhore. Ky vendim është i kundërt me atë të KSHZ-së, që kishte vendosur dy ditë më parë se ankesa e LSDM-së mbi parregullsi në votim në qendrën e votimit të sipërpërmendur ishte e pabazuar në fakte. LSDM mend se Tearca mund të jetë çelësi i suksesit për të qeverisur. A mendoni ju se do të kemi një konflikt të ri institucional e mund të destabilizojë Maqedoninë?

Ilir Kulla: “Mendoj se shqiptarët duhet ti bojkotojnë zgjedhjet e përsëritura në Tearce madje i bëj thirrje ta bëjnë këtë. Shqiptarët boll janë të përcarë nuk i duhet më përcarje.  Le ti lënë maqedonasit ta zgjodhin vetë të dielën në Tearce sepse sido që të votojnë shqiptarët nuk perfitojnë gjë në Tearce tashmë”.

Zhurnal: Komisioni europian u drejtoi një apel aktorëve politikë të vendit që të veprojnë me përgjegjshmëri të lartë në mënyrë që popullit t’i rikthehet besimi tek institucionet dhe proceset demokratike. Ambasada amerikane po mban takime me LSDM dhe BDI për të ulur tensionet dhe gjetur rrugët e zgjidhjeve. Ndërsa Gruevski flet për ndikim të manjatit Soros në komunitetin ndërkombëtar në Maqedoni. Si mund ti lexojmë këto zhvillime?

Ilir Kulla:
“Mendoj se problemet me faktorin Soros në Europën Lindore përfshi dhe Shqipërinë gjenden kudo. Nuk është Gruevski i pari që e thotë këtë shqetësim. Une mendoj se shqiptarët duhet të qeverisin me atë që jep më shumë në tavolinen e bisedimeve dhe jo më atë që bën më shumë demagogji dhe propagandë”.