Kushtrim Dobra, këngëtari 25 vjeçar i lindur në Pejë, me vendbanim të përhershëm në Zyrih të Zvicrës, është një talent i rrallë, muzika e të cilit i ka munguar skenës tonë. Ai deri më tani ka publikuar katër këngë me videoklipe përkatëse të cilat janë realizuar nga studioja muzikore Insane Sound me seli në Zyrih. Producenti i këngëve të tij është DJ Nardi. Çka ofron ai për publikun Shqiptar dhe si e sheh karierën e mëtutjeshme muzikore, resaksia e portalit FOL ka siguruar një intervistë ekskluzive të cilën ua paraqet në vazhdim.

Redaksia: Mund të më tregoni pak për veten tuaj, karakteristikat ?!

Kushtrim Dobra: Jam nga Peja jetoj në Zvicër, përkatësisht në qytetin e Zyrihut. Jam shumë i vendost ne atë qe thëm, pasi qe estradës tonë fatkeqësisht i mungon shumë kjo gjë.

Redaksia: Kush ju ka shtyrë të mereni me muzikë ?

Kushtrim Dobra: Deshira ime për muzikë po ashtu familja luan një rol shumë të  madh në karierën time si këngëtar.

Redaksia: Cilat kanë qenë hapat e tua të para në këtë fushë dhe si është treguar tregu dhe publiku shqiptar karshi teje?

Kushtrim Dobra: Me muzikë merem që një vit, të thëm te drejtën që nga fillimi kam pasur përkrahje shumë të madhe nga adhuruesit e muzikës time.

Redaksia: Ku e gjen inspirimin për këngë ?!

Kushtrim Dobra: Nga gjithçka qe është e mirë.

Redaksia: Tre këngët e preferuara tuat ?

Kushtrim Dobra:

– Vendi Vjeter
– Manushaqe
– Me zemer

Redaksia: Sa kohë të duhet për me e punuar një këngë ?!

Kushtrim Dobra: I kushtojmë shumë rëndësi kur bëhet fjalë në realizimin e këngëve, ka ndodhur deri në 1-2 muaj deri sa e kemi vendosur se a përshtatet apo jo.

Redaksia: Çfarë mendoni për muzikën argëtuese ?

Kushtrim Dobra: Çdo lloj muzike është e mirë, nuk ka këngë te keqe vetëm duhet ta gjesh zërin e duhur per atë këngë.

Redaksia: Çfarë bëni në kohën e lirë?!

Kushtrim Dobra: Studio, Fitnes.

Redaksia: Cilat janë momentet më frymëzuese për ju, gjatë paraqitjes në skenë?

Kushtrim Dobra: Gjatë koncerteve mikpritjen e ngrohtë qe ma bën publiku, kjo më frymëzon me vazhduar edhe më shumë.

Redaksia: Jeni këngëtar. Është ky profesioni juaj i vetëm?

Kushtrim Dobra: Punoj gjatë javës ,në vikend zakonisht me mbrëmje në vendet e Europës.

Redaksia: Cili është mendimi juaj për këngëtarët e rinj shqiptarë?

Kushtrim Dobra: Me gëzon fakti që kemi shumë talentë të ri, edhe unë si këngëtar i ri kemi një lloj injorance nga estrada që meren me vite me muzikë, unë mendoj që çdokush i ka fansat e vet nëse ai është i sukses’shëm.

Redaksia: Çfarë mendoni se është më e bukura në profesionin tuaj, si këngëtar?

Kushtrim Dobra: Respekti që ta jep publiku.

Redaksia: Me kënd do të dëshironit të kishit një duet ?

Kushtrim Dobra: Me atë qe isha përshtatur në një duet, nuk luan rol a ka famë apo jo, me rëndësi është me qenë bashkpunimi i sukses’shëm.

Redaksia: Planet tuaja në të ardhmen si këngëtar ?!

Kushtrim Dobra: Do vazhdojë me muzikë dhe nuk do ndalem asnjëherë. Së shpejti do e lansoj edhe këngen time më të re e cila është një baladë, shpresoj që ka me ju pelqyer fansave të mi.

Intervistoi: Bujar Bajrami

©FOL

Intervista është bërë enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i ka vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.