Realizimi i investimeve kapitale, për vitin e kaluar nuk arriti as 80 për qind. Për dallim nga viti 2020, kur investimet kapitale u realizuan 82 për qind, nga sa ishin planifikuar në një kohë kur kishte një sërë kufizimesh dhe mbyllje të ekonomisë, në vitin 2021 realizimi është 78.9 për qind, shkruan Alsat.

Vetëm tri ministri kanë arritur të realizojnë projekte kapitale me mbi 90 për qind të asaj që ishte planifikuar. Realizimin më të ulët e ka Ministria e Punës me 52,4 për qind, Ministria e Drejtësisë me 62 për qind, dhe Ministria e Transportit me 64,5 për qind.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale-52,4%

Ministria e Drejtësisë 62%

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve 64,5%

Ekonomistët thonë se realizimi i investimeve kapitale dështon vitet e fundit, nevojitet një model i ri i realizimit nga ministritë për të pasur rritje më të madhe ekonomike.

YouTube video
“Një nga vërejtjet kryesore të buxheteve është se realizimi i shpenzimeve kapitale është jashtëzakonisht i ulët, dhe duhet të gjejmë mekanizma të brendshëm për të përshpejtuar këto projekte kapitale, sepse janë motori i rritjes së ardhshme ekonomike”, tha Bllagica Petreski- Instituti për Kërkime Ekonomike, Finance Think.

Për këtë vit janë projektuar investime kapitale rekord më të larta deri më tani, ose 615 milionë euro. Edhe ky buxhet pasqyron projekte të vjetra, si ndërtimi i Qendrës Klinike në Shkup, hekurudha për Bullgari, spitali në Kërçovë dhe një sërë projektesh të tjera që në pjesën më të madhe nuk mund të realizohen për shkak të mosmarrëveshjeve mes opozitës dhe pushtetit. / Alsat.mk