Mbështjellësi që shihni më lart, paraqitet nga krijuesi i koncepteve vizuale Olixar, në faqen e tij të internetit.

Jo vetëm që kjo konfirmon dizajnin e iPhone 11 Pro që ne kemi dëgjuar për javë të tëra, por gjithashtu, në njëfarë mënyre, konfirmon thashethemet e mbështetjes së Apple Pencil për iPhone.

Konceptet paraqesin një laps dixhital Apple i cili është më i vogël se vetë iPhone.

Tashmë dihet se asnjëri prej lapsave të Apple nuk është aq i vogël, kështu që kjo është ose një paraqitje e keqe, ose Apple do të lëshojë një Laps të tretë Apple, më të vogël, veçanërisht për iPhone 11 Pro.

Për më tepër, raportet e reja sugjerojnë që Apple do të sjell një karikues USB-C në kutinë e iPhone 11 për të lejuar karikimin e shpejtë.

Kjo mund të jetë hera e parë, nëse është e vërtetë, që Apple paketon një karikues të shpejtë, ose tjetër përveç karikuesit 5W që ka sjellur ndër vite, për të mundësuar pronarët që shpejt të mbushin bateritë e telefonave të tyre. /Telegrafi/