Këtë vit Apple ka vendosur të shesë një version me kosto më të përballueshme të iPhone. Pasi detajoi iPhone 12, Apple zbuloi iPhone 12 mini.

Telefoni ka ekran 5.4-inç OLED, më të madh se ekrani 4.7-inç i 2020 iPhone SE. Apple pretendon se modeli i ri është telefoni më i vogël dhe më i hollë 5G në botë.

Përveç madhësisë së ekranit, iPhone 12 mini ka të gjitha që modeli 6.1-inç ofron. Në brendësi është procesori 14-nanometër A14 Bionic. Sipas Apple A14 është 15% më e shpejtë sesa A13 duke konsumuar 30% më pak bateri.

Gjithashtu ka të njëjtin sistem kamerash të pasme, me një sensor të ri kryesor 12-megapiksel dhe një ultra-wide prej iPhone 11 të vitit të kaluar. Me kamerën e re Apple thotë se iPhone 12 ka 27% më shumë performancë në dritë të pakët.

Apple thotë se mburoja qeramike është edhe në ekranin e iPhone 12 mini duke e bërë më rezistent ndaj përplasjeve deri në katër herë. Telefoni mbrohet nga certifikimi IP68 i rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit e madje edhe konektivitet 5G.

Çmimi i iPhone 12 mini fillon nga 729 dollarë dhe shitet në pesë ngjyra: kuqe, blu, jeshile, bardhë dhe zezë. Porositë fillojnë të Premten 6 Nëntor dhe shitjet më 13 Nëntor. /PCWorld Albanian