iPhone 5G i shumëpritur nga Apple thuhet se do të bëjë debutimin e tij këtë tetor.

Teknologjia 5G në telefonat e rinj do t’i lejojë ata të hyjnë në një rrjet pa tel që premton internet më të shpejtë dhe kohë reagimi më të shpejtë sesa modelet aktuale LTE, transmeton Telegrafi.

Apple u ka kërkuar furnitorëve që të bëjnë të paktën 75 milionë iPhone të gjeneratës së ardhshme, sipas raportit, por pret që të shkojë deri në 80 milionë këtë vit.

Apple gjithashtu po përgatitet të lëshojë dy modele të reja Apple Watch, si dhe kufjet e saj.

Apple është bërë një lojtar kryesor në biznesin e kufjeve, dhe parashikohet se kompania do të shesë 90 milionë njësi AirPods këtë vit – krahasuar me 65 milionë në vitin 2019.

Gjiganti amerikan pritet gjithashtu të zbulojë versionin tjetër të tabletës së saj të njohur iPad Air.

Bloomberg gjithashtu raportoi se Apple ka punuar në një pajisje të re Apple TV me një telekomandë të ridizenjuar dhe procesor më të shpejtë, por vuri në dukje se ajo mund të mos shfaqet deri vitin e ardhshëm. /Telegrafi/